Gerard Progni e ka nisur në mënyrë të duhur kampionatin në Kosovë, ndërsa ka marrë rolin e protagonistit edhe ndaj Drenicës në fitoren 0-2. Pikërisht ky futbollist do të gjente golin e parë, ndërsa deri tani ka dhuruar edhe dy asist.
Te Gjilani ka edhe një ofertë të veçantë për bashkëlojtarët, që e presin me padurim momentin kur Progni shndërrohet në protagonist. Sipas asaj që raporton “Gazeta Sheshi”, pas çdo goli apo asisti nga ana e këtij sulmuesi, ka edhe “Red Bull” falas për shokët e skuadrës. Dorëlëshuar duket sulmuesi 32-vjeçar i ardhur nga Teuta, që në këtë mënyrë rrit edhe më shumë harmoninë në grup. /Sport Ekspres/