Tirana e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, ndërsa në 4 ndeshjet e para ka grumbulluar 10 pikë. Ajo që vlen të theksohet është edhe mbrojtja e mirë e bardhebluve, që deri tani kanë pësuar vetëm një gol, atë ndaj Skënderbeut në fitoren me rezultatin 3-1.
Dy ndeshjet e radhës do të jenë edhe testet reale për kryeqytetasit, pasi do të ndeshen kundër Kukësit dhe Partizanit. Në rrjetin social “Facebook”, një komentues i ka sugjeruar mbrojtësit të Tiranës që t’ia dalë edhe kundër këtyre rivalëve, që më pas të festojë lirshëm.
Por përgjigja e Osmanit ishte e thjeshtë, se nuk ka asnjë ndjenjë frikë, nëse bëhet fjalë për të njëjtën skuadër siç u paraqit ndaj Skënderbeut të Dajës. “Po të jemi si kështu në foto, nuk më tremb as Amerikë dhe as Rusia”, shkruan Osmani. /Sport Ekspres/