Tirana e ka nisur mjaft mirë këtë sezon të ri, teksa në 4 javët e para ka arritur të grumbullojë 10 pikë nga 12 të mundshme, ku është ndalur vetëm nga Teuta me një barazim 0-0. Ndërsa nëse shohim Partizanin e vjetshëm, që u shpall kampion, në po kaq ndeshje do të grumbullonte vetëm 7 pikë. Do ta nisnin me një humbje ndaj Skënderbeut në transfertë me rezultatin 1-0, një kundërshtar ky që Tirana e mundi me shifrat 3-1 ditën e djeshme. Të kuqtë do të vazhdonin më pas me dy fitore ku do të mposhtnin Kamzën e Kastriotin me po të njëjtin rezultat, atë 1-0, për të barazuar më pas pa gola me Laçin.
Tjetër dallim është edhe produktiviteti në linjën e sulmit, pasi Partizani do të shënonte vetëm 2 gola, ndërsa Tirana ka arritur të shënojë deri në këtë momënt plot 8 gola. E vetmja e përbashkët e Partizanit në sezonin kur u shpall kampion me Tiranën e këtij sezoni, është mbrojtja, me nga 1 gol të pësuar për të dy ekipet.
Pra, në këto llogari Tirana e Memës është në hapin e duhur për t’u shpallur kampion, por pa harruar që të kuqtë kanë pasur tre ndeshje në transfertë dhe vetëm një në shtëpi, ndërsa për bardheblutë është e anasjellta./Sport Ekspres/
Partizani në 4 ndeshjet e para, sezoni 2018-2019
Skënderbeu-Partizani 1-0
Kamza-Partizani 0-1
Partizani-Kastrioti 1-0
Laçi-Partizani 0-0
Tirana në 4 ndeshjet e para, sezoni 2019-2020
Tirana-Luftëtari 3-0
Tirana-Teuta 0-0
Vllaznia-Tirana 0-2
Tirana-Skënderbeu 3-1