Gjilani në Kosovë nuk njeh humbje që prej tre javësh në kampionat. Ajo humbje në nisjen e kampionatit duket se ka shërbyer për mirë tek skuadra e drejtuar nga trajneri Mezani. Ky i fundit ka qenë edhe kritiku më i madh i lojtarëve të tij duke nisur nga ata që kishte marrë nga Superliga shqiptare.
Mezani përpara katër javësh shprehej se lojtarët e ardhur nga Shqipëria e kanë marrë lehtë kampionatin në Kosovë. Por kjo nuk është e vërtëtë, të paktën sot pas katër ndeshjeve të para. Gjilani kryeson me 9 pikë, së bashku me skudrën e Dritës, në kampionat. Një paraqitje që ka surprizuar edhe vet teknikun Mezani.
Golashënuesi më i mirë është Tomislav Bushic. Sulmesi kroat ka realizuar tre gola deri në këtë fillim kampionati. Pas tij ndjek ish-lojtari i Laçit, Jonuz, me dy gola. Po aq edhe Gerad Progni. Mezani tashmë duhet të ndihet i kënaqur dhe të shoh për arritjet e skuadrës pasi shpëtimi i tij është aty, lojtarët e Superiores. Pa harruar edhe pjesën tjetër të skudrës që mbështet sulmin dhe mbron prapavijën nga kundërsulmet./ Sport Ekspres/