Ajo fitore e Shqipërisë ndaj Islandës kishte edhe një dorë të madhe nga trajneri Reja. Triumfi u arrit në rezultatin 4-2, ndërsa të gjitha zëvendësimet e kryera nga tekniku italian ishin me notën “10”. Tashmë edhe ky teknik ka nisur të hyjë në zemrën e shqiptarëve, por padyshim një tjetër rezultat pozitiv ndaj Turqisë, do të ngrinte edhe më shumë figurën e tij.
Një incident i ndodhur me Rejën ishte ai i rrëzimit teksa do të largohej nga konferenca. Në një rrëfim të gjatë në emisionin “Jo vetëm modë” me Orinda Hutën, trajneri italian ka komentuar edhe këtë episod me humor, duke treguar mënyrën sesi e komentuar shokët e tij.
Orinda: Përse zgjodhët Shqipërinë? Kush ju ftoi të trajnonit Shqiperinë?
Reja: Me Igli Taren kam punuar 4 vite tek Lazio. Kemi një marrëdhënie miqësie të veçantë. Më telefonon dhe me thotë: “Shqipëria nuk e ka ndërruar ende trajnerin. Megjithatë, ka një situate pakënaqësie sa i takon rezultateve, mendon se do ishe i gatshëm të shkoje?”
Unë i thashë jo, sepse e kisha mbyllur. Igli me foli fjalë shumë të mira dhe me shtyu ta rimendoj.
Me pas me telefonoi Duka dhe ramë dakord. Nuk kam punuar kurrë për para, kam dashur gjithmonë projektin që më është ofruar.
Orinda: Po përpara, kishe qenë në Shqipëri?
Reja: Po, me Napolin, mos gaboj në 2005-ën apo 2006-ën. Ndaluam në Tirane dhe të nesërmen shkuam në Shkodër ku do të zhvillohej ndeshja. Por Tirana s’kishte lidhje me kryeqytetin e sotëm. Është shndërruar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Orinda: Po ndonjë fjalë shqip, e ke mësuar?
Reja:Jo, jo…
Orinda: Akoma?!
Reja: E di cili është problemi? Këtu të gjithë flasin italisht!
Orinda: A do merrje nënshtetësi shqiptare si…
Reja:…si De Biasi? Sikur! Do ishte bukur sepse ai bëri histori. Ai qëndroi 5 vite, unë nuk e di nëdo t’ia dal. Do të më pelqente shumë, por qëndrimi jonë varet direkt nga rezultati.
Orinda: Momenti i rrëzimit… Nga 1-shi tek dhjeta, sa i sikletshëm ishte? Dhe si e komentuan shokët?
Reja:(Me nenqeshje) Mos e pyet më mirë. “Shkon të besh trajnerin, dhe nuk qëndron dot në këmbe për vete” (qeshin)
Të gjithë u tallen me mua.
Problemi qe se mbulesa ishte më e gjatë se ç’duhej. Siç ngrihem nga karrigia, bishti i mbulesës bëri që të me shkiste këmba. Thashë: “Dikush më ka vendosur kurth”
Orinda: Kthehemi shumë kohë më parë, në fëmijërinë tuaj. Me flisni për familjen tuaj..?
Reja: Kur isha 6-7 vjeç, për Krishtlindje shkruhej letra e dëshirave për Babagjyshin. Ime me më blinte bluza, këpucë, gjera të cilat s’më interesonin. Unë shkruaja gjithmonë: “Nuk dua asgjë, dua vetëm një top futbolli”. Nuk ma bleu kurrë.
Prindërit e mi merreshin me agrikulturë, pasi prodhonin verë. Dhe nga unë, si fëmijë i vetëm, prisnin që kur të rritesha do ta merrja në dore kultivimin.
Kur isha 16, provova për herë të parë me Juventusin, më pas me ekipin SPAL, i cili më përzgjodhi menjëherë. Unë munda të falsifikoj firmën e tim ati, por kur erdhi thirrja për grumbullim ekipi, me tha: “Nuk do shkosh, do rrish në shtëpi.”
Dhe unë ia ktheva: “E bëjmë kështu. Më lejo ta provoj një vit. Nëse nuk më ecën, do të kthehem në shtëpi.”
Unë ndërkohë luaja me skuadrën e dytë, me të cilën fituam kampionatin italian. Vitin e ardhshëm, me vjen thirrja për t’u bërë pjese e ekipit të parë SPAL. Ishim unë dhe Capello, i cili është miku im prej një jetë tashmë.
Kur ia them këtë tim ati, ai sigurisht u zhgënjye tej mase, por unë isha shumë i lumtur.
Sapo kisha mbushur 18-vjeç. Mbeteshin edhe vetëm dy ndeshje vendimtare nëse do të ngjiteshim në seri, ose do të zbrisnim.
Humbëm 1 me 0. Ç’është me e keqja: unë bëra autogol. Të nesërmen, kryetitujt neper gazeta lexonin: “Reja fajtor për rënien e SPAL.”
Por, presidenti më dha zemër. Me tha: “Bërë një lojë të mirë”. Vitin e ardhshëm, u bëra titullar bashkë me Capello-n.
Orinda: Cili ka qenë njeriu që e shënjoi më së shumti fëmijërinë tënde?
Reja: Mamaja ime. Ajo kujdesej për mua në çdo aspekt. Kurse im atë, ishte disi me i prirur drejt biznesit.
Orinda: Cili është mësimi më i vyer që babai yt të ka dhënë për jetën?
Reja: Më ka mësuar të kem karakter dhe të sakrifikoj. Unë ndiqja shkollën dhe gjatë tre muajve të verës, punoja. Kam punuar elektricist, bojaxhi, në shtëpinë time nuk hyn kurrë asnjë punëtor, sepse i rregulloj vetë të gjitha.
Orinda: Nëse nuk do te kishit zgjedhur të vijonit karrierën si futbollist e më pas trajner, cili është pasioni të cilit mendon se do i ishe dedikuar?
Reja: Do të kisha zgjeruar kultivarët për të prodhuar verë.
Më pëlqen vera, e shijoj dhe kam filluar të jem njohës përherë e me i mirë i verërave.
Orinda:Cila është periudha me e vështire që ke përjetuar gjatë karrierës si futbollist?
Reja: Isha 24- 25 vjeç, duhet të shkoja tek Milani. Nuk kam qenë lojtar me dhunti speciale në aspektin teknik, por kisha një fizik shumë të fortë. Mirëpo, më ndodhen dy dëmtime dhe ndryshe nga tani, të dëmtoje meniskun asokohe, quheshe praktikisht i mbaruar si lojtar. Por unë munda ta marr veten dhe te vazhdoj lojën, prej fizikut të fortë. Dëmtimet ma kushtëzuan shume karrierën.
Orinda:Përse vendose ta lije lojën?
Reja: Kur nisa isha 18 vjeç. Kur arrita të 30-at, njerëzit me thonin se isha i moshuar për këtë lojë. Tani, në këtë moshë lojtaret piqen kurse asokohe, 30 do të thoshte fund i karrierës.
Orinda: Cila ka qene periudha me e bukur për ju si trajner?
Reja: Ka qenë ajo me Napolin. Edhe tani, kur kthehem në Napoli, më presin në aeroport, me perqafojnë. Kjo sepse gjatë kohës kur isha trajner, ekipit iu kthye dinjiteti.
Për ta, të qëndronin në serine C ishte një zhgënjim. Të ktheheshin në serine A, ishte për ta si të fitonin kampionatin.
Kur isha 58 vjeç, pas një përvoje me Genova-n, vendosa ta ndërpres karrierën si trajner. Por, me telefonon Acellino, sot president i Brescia-s, asokohe drejtonte Cagliari-n.
I thashë: “Jo, e kam lënë”. Por, kur shikoj skuadrën, pjesë e se cilës ishte Zola, i madhi Gianfranco Zola, thashë: “Kjo skuadër premton shumë”. Fituam një kampionat!
Orinda: Perveç ekipeve të cilat i keni trajnuar, për cilin ekip bëni tifo?
Reja: Për Udinese-n. Kur isha i vogël, 2 ose 3, i kërkoja gjithmonë babait të shkonim në stadium ta shikonim. Dhe ndonjëherë, me çonte