Pukki ul shkëlqimin e Agueros, historia vazhdon edhe me Manchester City

Historia vazhdon në “Premier League” me një golashënues të ri që ka shpërthyer papritur. Bëhet fjalë për Temu Pukki, që këtë herë ka shënuar ndaj Manchester City, në fitoren e Norwich me rezultatin 3-2.

Një realizim dhe një asist prej këmbëve të finlandezit mjaftonin për të thyer ekipin e Guardiolës. Vetëm një gol ka ardhur nga Aguero, që shërbeu vetëm për statistikë. Puki ka shënuar 6 gola deri tani në kampionatin anglez, ndërsa arriti të tundte rrjetën edhe me Finlandën në dy rastet ndaj Italisë dhe Greqisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *