Tre ndeshjet e para të javës së katërt në Superiore janë mbyllur, duke mësuar kështu verdiktet. Luftëtari ka arritur të mposht 2-1 Flamurtarin, Tirana ka gjetur një fitore me shumë vlerë ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-1, ndërsa kishte edhe një barazim pa gola ndaj Teutës dhe Vllaznisë. Më poshtë do të gjeni edhe intervistët e trajnerëve për “Supersport”:
Mirsad Jonuz (Vllaznia): “Jam shumë i kënaqur me rezultatin, pasi pas daljes me karton të kuq të Ramadanit, më duhej të mbrohesha. Futbolli shqiptar gjithmonë është mbrojtës, i kam parë lojtarët e Vllaznisë që kur erdha. Kishte shumë mbrojtës të mirë, sot kam bërë një eksperiment me Markun dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. Kam pasur disa probleme me lojtarët dhe disa kanë ardhur me vonesë. Jam munduar që skuadra të arrij ritmin e duhur”, ka thënë Jonuz.
Ilir Daja (Skënderbeu): “Jemi vendosur mirë në fushë, duke parë problematikat që kishim. Kemi gabuar sidomos në golin e parë, por nuk dua të flas për gabime individuale. Gjithsesi portieri në atë rast kishte gjithë mundësinë për ta kontrolluar topin. Pastaj na kanë rënë edhe energjitë. Nuk do të thotë se Tirana nuk e meritoi fitoren, por mund të bënim edhe më mirë.
Duke parë kontigjentin që kishim, zgjodhëm atë mënyrë të lojës siç u paraqitëm. Doja që të furnizohej edhe më shumë me topa Bregu. Ne duhet të shohim një Skënderbe që të shkoj gradualisht atje ku duhet, por nuk mund të përsëritet një cikël i mbyllur, që arritëm historinë”, ka thënë Daja.
Marantas (Luftëtari): “Jam shumë i kënaqur për fitoren. Ekipi ynë ka vetëm djemë të rinjë. Mund të them që e presim merkaton e janarit për të bërë blerje me eksperiencë. E di që kampionati shqiptar ka cilësi më të lartë se Flamurtari dhe me buxhet edhe më lartë. Ajo që pres unë është që të punohet edhe më shumë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë derisa të marrim pikë ndaj çdo kundërshtari”.
Bledi Shkëmbi(Teuta): “Ne duhej ta fitonim ndeshjen. Ishim përgatitur për ta zhvilluar ndeshjen në mënyrë tjetër, jo ashtu siç u paraqitëm. Na e bëri të vështirë edhe ambienti, fusha më shumë. Ishte në gjendje të keqe. Ishte më e lehtë për Vllazninë në këtë fushë që donte të mbrohej, sesa për ne. Gjithsesi e morrën pikën me meritë. Jam i kënaqur sesi kemi luajtur deri tani, duke hequr këtë të sotmen. Ishte shumë e vështirë për të luajtur, me erë dhe me diell. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Prisja diçka më ndryshe nga ekipi im, sidomos në aspektin e sulmit. E pashë te ndonjë futbollist i yni nëvlerësimin ndaj Vllaznisë”.
Ardian Mema: “Kemi falur shumë raste përpara kundërshtarit. Më gëzojnë më së shumti pikët e marra. Ekipi ynë ka luajtur mirë, pavarësisht disa gabimeve. E kam parë golin e pësuar, ishte një gabim i madh i Dokës që u largua nga porta dhe një mbrojtës nuk mund ta bëj kurrë një gjë të tillë. Nuk mendoi se barazim do ishte rezultati i drejtë, pasi ishim më mirë se sa kundërshtari. Lojtarët mund të kenë edhe një vetkënaqësi të tepruar. Kjo më shqetësoi edhe në Shkodër, futbollistët duhet të jenë të thjeshtë”.