Rezultati në përballjen mes Luftëtarit dhe Flamurtarit ka shkuar në shifrat 2-1. Të parët kaluan në avantazh lojtarët e Luftëtarit, pasi do të ishte Fili që do të ekzekutonte saktë një 11 metërsh në minutën e 53 të takimit. Për vendosjen e baraspeshës do të mendonte Vatnikaj, i cili arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 72 të ndeshjes.
Rolin e heroit do ia jepte i njëjti lojtar bluzinjve, pikërisht Realdo Fili që pas një kalimi të bukur në zonë ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 89. Ky ishte debutimi për trajnerin Marantas, që i jep tre pikët e para Luftëtarit në Superiore. /Sport Ekspres/
Luftëtari: Paiteris, Rapo, Demo, Lala, Dushkaj, Acka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj, Oshafi
Flamurtari: Moçka, Gocaj-Dedaj-Pjeshka-Qarri, K.Nebiu-Bajraktreviç- Nika- Hoxhaj-B. Nebihu, Sukaj