Armando Broja është i pandalshëm në këtë sezon të ri sa i përket skuadrës së Chelseat U-18. I njëjti autor goli te blutë e Londrës, sa i përket grupmoshës së re.
Aktualisht këta të fundit janë duke fituar me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Brightonit që e kishte nisur në mënyrë fantastike kampionatin, madje duke mbajtur edhe vendin e parë përkohësisht. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë në minutën e 48 të takimit, ndërsa po vijon pjesa e dytë që sapo ka nisur, duke arritur në 6 gola personal deri tani.
Padyshim një nga elementet më të mirë dhe premtues te Kombëtarja, që i ka shfaqur aftësitë e tij edhe te Shqipëria U-21 që drejtohet nga ana e trajnerit Alban Bushi, megjithëse nuk arriti të shënonte ndaj Francës U-21 dhe Austrisë U-21. /Sport Ekspres/