Pas fitores së arritur me aq shumë mund ndaj Islandës, Shqipëria mban ende ndezur shpresën dhe ëndrrën për një kualifikim në Europian. Një fitore ndaj Turqisë do e shtonte edhe më tepër këtë dozë optimizmi, por sipas të gjitha gjasave, ajo ndaj Francës do të jetë një finale e madhe për kuqezinjtë.
Vetëm në rastin nëse Turqia do të na mundte në fushën e saj, atëherë shpresat do të zeroheshin. Ndërkohë shtrimi i tapetit ka filluar në “Arenën Kombëtare” dhe ka shumë gjasa që takimet e nëntorit të zhvillohen aty. Por kur do të vijë vendimi përfundimtar? Jo më larg se për 4 javë, atje ku të dërguarit e UEFA-s do të shohin më nga afër impiantin e ri për t’i dhënë edhe certifikimin zyrtar, që të kemi mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve në kryeqytet. /Sport Ekspres/