Besart Abdurahimi e nis me këmbë të mbarë debutimin në kampionatin slloven me ekipin e ri, Bravon. Një skuadër që gjendet në mesin e renditjes, por që ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertën e Rudarit gjatë ditës së sotme.
Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës jo vetëm që do të shënonte, por edhe do të shkëlqente me lojën e tij. Madje fati i ka mohuar një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 10. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, do të vinte edhe kërcimi akrobatik i sulmuesit 29-vjeçar, që shkoi shumë ngjitur me shtyllën.
Realizimi i tij do të vinte në minutën e 65, megjithëse ishte me portën e boshatisur dhe duhej të shtynte topin në rrjetë. /Sport Ekspres/