Besart Abdurahimi nuk e gjeti veten në kampionatin shqiptar te Partizani, pavarësisht se kishte pritshmëri të larta për të. Në 13 ndeshje arriti të shënonte 2 gola, shumë pak për një sulmues nga të cilët tifozët prisnin që të merrte fatin e të kuqëve në dorë.
Tashmë lojtari 29-vjeçar ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Ai ka nënshkruar me ekipin e Nk Bravos në Slloveni, ndërsa ka debutuar në ditën e sotme. Takimi kundër Rudarit në transfertë po fitohet në shifrat 0-4, ndërsa Abdurahimi e ka nisur nga minuta e parë si titullar dhe shënoi në minutën e 65-të. Skuadra e Bravos është për momentin në mesin e renditjes. /Sport Ekspres/