Marash Kumbulla është një nga surprizat e bukura të lojtarëve shqiptarë në Seria A. I dalë nga të rinjtë e Veronës, ky mbrojtës jo vetëm që u grumbullua me ekipin e parë tek elita e futbollit, por ka zënë edhe vendin e titullarit të padiskutueshëm në formacion.
Trajneri Reja e ftoi edhe në ndeshjet e fundit që zhvilloi Kombëtarja e Shqipërisë, por pa u aktivizuar. Në prapavijë konkurrenca është e madhe dhe diferenca që mund të japë Kumbulla që është ende në moshë të vogël, nis që nga Italia.
Madje në ndeshjen e radhës, atje ku Verona do të ketë përballë Milanin. Një paraqitje pozitive e mbrojtësit në fjalë do të merrte jo vetëm vëmendjen e ambientit në Itali, pasi do të ishte e disata radhazi, por do të bënte Rejën që të mendonte edhe më shumë për aktivizimin e tij në Kombëtare. Një provë force dhe maturie, për të treguar se është gati për të luajtur edhe në nivelet dhe kundërshtarëve më të njohur. /Sport Ekspres/