Kukësi do të ketë transfertën ndaj Bylisit në javën e katërt të Superiores. Futbollistët që drejtohen nga ana e Duros do të luajnë ndaj një kundërshtari që e ka lënë kampionatin, duke mundur me rezultatin 0-3 Skënderbeun në transfertë.
Pra një përballje që nuk pritet të jetë edhe shumë shëtitje për verilindorët. Dy mungesat e sigurta janë Olsi Teqja dhe Valon Et’hemi. Ky i fundit është i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me ekipin. Ende nuk dihet qartësisht sesa do të jetë mungesa në fushën e blertë, pa u bërë rezonanca.
Ndërkohë që Olsi Teqja ka dënimin e Komisionit të Disiplinës me dy ndeshje mungesë. Trajneri i Kukësit mund të buzëqesh për rikuperimin e plotë të kapitenit Besar Musolli, pa harruar edhe kthimin e Bruno Lulajt nga penalizimi. /Sport Ekspres/