Kevin-Prince Boateng ka dhënë së fundmi një intervistë për “Repubblica”, ku ka folur për ndeshjet e fundit me ekipin, por është ndalur edhe te e shkuara e tij. Futbollisti ka treguar pendesat e tij nga e kaluara, ku më së shumti ka gabuar me mënyrën se si ai e ka parë futbollin dhe se është përpjekur më parë të blejë lumturinë e tij me para. Me sa duket, lojtari i Fiorentinës është ndëshkuar nga mënyra se si kishte zgjedhur të jetonte kur ishte në moshë të re, madje shprehet se pasojat shfqen gjithnjë më vonë.
“Kthehem pas dhe them: Nuk e kam parë futbollin si një punë. Kam qenë një kokë m**. Kam pasur talent, por stërvitesha vetëm një orë në fushë. Isha i fundit që mbërrija në stërvitje dhe i pari që largohesha. Isha gjithnjë jashtë me miqtë. Kisha para dhe isha mbreti i lagjes. Kurrë nuk kam shkuar në palestër, por kjo të ndryshon karrierën më vonë. Kam blerë tre makina brenda një dite kur kam qenë te Tottenham: Lamburgini, Hamer dhe Kadillak. Në moshë të re thoja: nuk mund ta blesh lumturinë. Nuk luaja, kisha probleme me familjen dhe e kërkoja lumturinë në gjëra materiale. Një makinë mund të të bëjë të lumtur për një javë, kështu që unë bleva tre për të qenë i lumtur për tre javë”, është shprehur Boateng./Sport Ekspres/