Shqipëria mori tre pikë mjaf të vlefshmë mbrëmjen e djeshme ndaj Islandës, duke u rikthyer sërish në garë për një vend në Europianin 2020. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Turqisë, në një ndeshje që do të vendosë shumë për sa i përket rrugëtimit të Kombëtares në këtë grup.
Një lajm pozitv vjen për kuqezinjtë, pasi një prej lojtarëve më të mirë dhe që paraqet një rrezikshmëri të lartë për mbrojtësat kundërshtar, Cengiz Under, do të mungojë në tetor ndaj Shqipërisë. Sulmuesi turk ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me Kombëtaren e tij dhe pritet të mungojë për 5 javë në fushën e blertë. Ndërkohë një mungesë e tillë ndodhi edhe ndeshjen e parë që u luajt në Shqipëri, ku Under nuk ishte pjesë e grupit të Kombëtares turkë.
Rekuperimi i lojtarit pritet të vijë pas ndeshjeve që Kombëtaret do të zhvillojnë, duke i lehtësuar disi punën kështu mbrojtësave shqiptar në ndeshjen e tetorit./Sport Ekspres/