Anglia e ka mbyllur takimin ndaj Kosovës që në pjesë të parë. Në sekondën e 35 do të vinte edhe realizimi i Valon Berishës, pas një gabimi fatal të mbrojtjes së Anglisë.
E menjëhershme do të ishte kundëpërgjigja me golat e Sterling me kokë, Kane, autogolit të Vojvodës dhe dopieta e Sancho. Të gjitha këto ndodhën brenda pjesës së parë. Për “tre luanët” gjithçka përfundoi që në 45 minutat e para, duke e marrë lehtë pjesën e dytë.
Valon Berisha dhe Vedat Muriqi do të shkurtonin rezultatin për statistika, ndërsa vendasit e mbyllin kështu me fitoren 5-3. /Sport Ekspres/