Formacioni i mundshëm/ Reja heq dorë nga skema me 3 mbrojtës, Dërmaku ishte “gracka”

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Islandës, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Në krahasim nga formacioni me Francën, Reja do të bëj një ndryshim rrënjësor ndaj Islandës.

Të paktën kjo është ajo që pritet duke parë stërvitjet e kuqezinjëve dhe mënyrën sesi Reja po zgjedh të provojë lojtarët e tij. “Sport Ekspres” raporton se këtë herë do të hiqet dorë nga skema me 3 qendërmbrojtës që nuk ka rezultuar efektive. Gjimshiti dhe Ismajli do të jenë titullarët për ndeshjen me Islandën.

Në krahë do të jetë Binaku dhe Hysaj, megjithëse në rastin e Binakut ka një balotazh edhe me Mihajn. Ky i fundit është provuar si mbrojtës i majtë edhe te PAOK-u. “Gracka” e Rejës për kundërshtarin është Dërmaku.

Trajneri italian është shprehur në konferencë se Dërmaku do të ishte zëvendësuesi i Mavrajt, por kjo pak gjasa që të ndodhë. Mesfusha do të jetë ajo që ishte me Francën në pjesën e mbetur të minutave me Baren, Gjasulën dhe Abrashin. Sa i përket sulmit ka një balotazh mes Lenjanit dhe Uzunit për një vend, ndërsa në krahun tjetër i padiskutueshëm duket Odise Roshi. Ndryshim edhe në majën e sulmit, teksa Cikalleshi merr vendin e Balajt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *