E fundit/ Trajneri Reja njofton ndryshimet: Kalendari favorizon Shqipërinë, Mavraj do jetë në stol

Pas humbjes së marrë ndaj Francës me rezultatin 4-1, Kombëtarja e Shqipërisë është në kërkim të 3 pikëve ndaj Islandës. Kuqezinjtë kërkojnë të mbajnë ende të ndezura ato pak shpresa që kanë për kualifikim në Europian.

Në konferencën e sotme në “Tropikal” ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Shqipërisë, Reja. Ky i fundit është shprehur se kalendari i favorizon kuqezinjtë për të vazhduar ëndrrën e kualifiikimit, ndërsa Mavraj do i lërë vend Dërmakut ndaj Islandës.

“Kjo skemë 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtëse. Me këtë skemë mbrojmë duke kundërsulmuar, për ta mbajtur rivalin larg portës. Nuk jemi perfekt, por që kur erdha kam luajtur me këtë skemë. Kemi bërë mirë ndaj Islandës pasi u kemi dhënë rastin vetëm për një gol, ndërsa edhe me Moldavinë fituam.

Pastaj me Francën është një histori tjetër, pasi ata lojtarë luajnë në nivele shumë të larta. Me 3-5-2 kemi mundësinë të kemi dy sulmues kryesorë dhe të dy krahët e mesfushës duhet të jenë të rrezikshëm. Nëse e vutë re ne kishim 4 lojtarë në sulm, megjithëse nuk u konkretizuan. Pavarësisht sistemit që ne vendosim, mbetet interpretimi i lojtarëve.

Kemi Roshin me detyra më tepër sulmuese dhe moduli u ndryshua në pjesën e dytë. Rezultati ishte vendosur dhe nuk kishte efikasitetin e duhur. Roshi bëri disa inkursione të bukura në krahë. Ndaj Moldavisë kishim Hysaj ka qenë shumë i rrezikshëm, ku shpërdoroi edhe disa raste.

Ndaj Islandës është shumë vendimtare për ëndrrë tonë kualifikimit. Nëse nuk arrijmë të fitojmë, ulen shumë mundësitë. Nëse bëjmë llogaritë paraprake, kemi 3 ndeshje në shtëpi dhe duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë.

Nëse ngushtojmë diferencën me ekipet që janë më lartë, na jep shtysë për të vazhduar ëndrrën. Kalendari në favorizon dhe do të kërkojmë të bëjmë pikë edhe jashtë shtëpisë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Jemi duke bërë vlerësimet tona dhe me formacionin që kemi ne do të ndryshojë 4-5 lojtarë. Mavraj do të zëvendësohet nga Dërmaku. Do t’i jap skuadrës një karakter më sulmues. Do të bëjmë vlerësimet finale për ndryshimet që do të kemi. Me 5 lojtarë të rinjë do t’i japim një freski ekipit

Sa i përket aspektit mbrojtës është më shumë çështje e vëmendjes. Roshi e ka zgjidhur ndeshjen me Moldavinë dhe duhet të jetë sërish në formë. Ulja e Mavrajt është çështje teknike dhe dua t’i jap mundësi të gjithëve për të luajtur. Mavraj është mirë edhe për fizikun e islandezëve, por më duhet të bëj një vlerësim. Është i mirë në lojën në ajër, si edhe Dërmaku. Ne e vlerësojmë Islandën edhe mbi ndeshjen e parë, teksa nuk i toleruam asgjë përveç atij goli. Na duhen lojtarë që janë më mirë në gjendjen fizike dhe më në formë. Islanda është nën potencialin tonë dhe ne duhet të fitojmë. Këtë ide duhet t’ia transmetoj edhe lojtarëve. Trajneri vendoset në diskutim në çdo ndeshje dhe lojtarë cilësorët i kemi. Kemi një marrëveshje të mirë dhe nëse kjo do të jetë ndeshja ime e fundit nëse humbim, duhet të pyesni presidentin”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *