Një ndeshje fantastike ka bërë sulmuesi Vedat Muriqi kundër Republikës Çeke, atje ku u fitua me rezultatin 2-1. Autori i golit të parë të takimit, por njëkohësisht edhe i një 90 minutëshi brilant.
Nga sulmi në mesfushë dhe mbrojtje, lojtari i Fenerbaçes gjendej kudo në fushë. Faktikisht kjo po kthehet në stilin e lojës të Muriqit, pasi në ndeshjen e fundit të kampionatit turk pa përshkruar 10 kilometra në fushë. Një shifër kjo që është e frikshme dhe e rrallë sa i përket një sulmuesi.
Mesa duket energjia e madhe e Muriqit, ka ngritur edhe dyshimet te UEFA. Sipas asaj që shpreh komentatorja e njohur në Kosovë, Qëndresa Krelani, organizmi më i lartë i futbollit i ka bërë test për doping sulmuesit shqiptar pas përfundimit të takimit. /Sport Ekspres/