Gjatë mbrëmjes së sotme kanë përfunduar edhe ndeshjet e radhës sa i përket kualifikueseve të Europianit, me surprizën e madhe që vjen nga “tragjedia helene”. Fillimisht për t’u diskutuar ndeshja më e rëndësishme, atje Italia ka fituar në transfertën e vështirë ndaj Finlandës me rezultatin 1-2. Flitet për dy ekipet kryesuese të grupit, ndërsa Imobile gjeti golin e parë.
Barazimi do të vinte nga surpriza e madhe e “Premier League”, Temmu Pukki, që nuk po ndalet as me Finlandën. Megjithëse nga pika e bardhë e penalltisë i tund rrjetën Italisë, por statistikat e sulmuesit 29-vjeçar për këtë sezon të ri janë mbreslënëse. Me ekipin e Norwich ka arritur të realizojë 5 gola në 4 ndeshje, duke i shënuar këtu Liverpulit dhe Chelseat. Gjithashtu edhe në fitoren e fundit të Finlandës me Greqinë me shifrat 1-0, do të ishte autori i golit.
Megjithatë Jorginho arriti të rikthente kryesimin e “axurrëve”. Surpriza e madhe e mbrëmjes do të vinte nga Greqia, që me Vrushajn në lojë që nuk arrin më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lihtshtejnit. Vendasit kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë, por Kombëtarja modeste ka barazuar me Salanovic në minutën e 85. As i shumëpërfoluri Mario Vrushaj nuk ka arritur të ndalë këtë turpërim. /Sport Ekspres/
Liechtenstein just scored an equaliser away in Greece in the 85th minute. Make your own Greek Tragedy jokes… pic.twitter.com/6NDtsa1Op0
— Richard Wilson (@timomouse) September 8, 2019