Pretendimet për t’i marrë pikë Francës në Paris ishin një iluzion e euforisë së momentit. Padyshim që ndaj kampiones së botës nuk priteshin surpriza por mungoi diçka. Mungoi futbolli i bukur në fushë. Jo se Franca nuk la hapsira por të tentuar por ekipi ynë kombëtar nuk pati guxim të krijoi. Nuk pati guxim të organizohet, aq më tepër nga skema eksperimentuese e trajnerit Reja me vendosjen e Roshit sa andej-këndej.
Megjithatë jo pa gjë doli mbrëmja e shkuar. Në një tribune të stadiumit ishin vendosur jo pak, por 1000 tifozë shqiptarë. E kuqe rrëzëllitëse që thyente konturet e blusë franceze. Jo vetëm veshje me simbole kombëtare, por edhe flakadanë në një pjesë të lojës. Ndoshta jo shumë etike, por francezët panë për pak sekonda sesi stadium i tyre “skuqej”.
Nga më i vogëli e deri tek më i moçmi udhëtuan drejt Francës për të trguar se ky ekip nuk është vetëm. Nuk ishim aq në numër sa në ndeshjen Shqipëri-Rumani, por e kuqja ishte aty. Francezët e kanë të freskët memorien e 20 qershorit 2016 kur 35 mijë shqiptarë pushtonin stadiumin e Lyon në atë fitore historike.
Kështu që mund të ndryshojë trajneri, skema e tij, ndoshta dhe lojtarët, por një gjë nuk ka për të ndryshuar kurrë. Ngjyrat kmbëtare do të “skuqin” çdo tribunë të stadiumeve europiane, qoftë edhe në vetëm pak minuta a në pak ndeshje./Sport Ekspres/