Mauro Ikardi u transferua te parisienët e PSG-së në fund të kësaj vere, duke u shprehur se ishte i lumtur me këtë vendim. Ndërkohë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Uanda Narën, e cila ka treguar së fundmi se PSG për të ishte alternativa më e keqe e mundshme. Shkaku duket se është fakti se tashmë u duhet t’a ndajnë jetën e tyre mes Parisit dhe Milanos, duke qenë se fëmijët janë duke u shkolluar në qytetin italian. Uanda thekson se ka vendosur interesin e Ikardit para gjithçkaje tjetër dhe se këtë gjë e bën vetëm prej dashurisë.
“Nuk kishte një propozim serioz nga Boca Juniors. Prita deri në fund sepse ai kishte një as nën mëngë. Mauro mori një valixhe të vogël dhe u largua. Fëmijët shkojnë në shkollë në Itali si dhe ne do të jetojmë mes Parisit dhe Milanos. Nga të tre alternativat që kishim, PSG ishte më e e keqja për mua. Më duhet të kthehem të jetoj në Milano më fëmijët.
Mendova për atë që ishtë më e mira për Icardin. Kishte shumë klube të rëndësishme që e donin dhe do të kishte qenë më e lehtë. Më ofruan mundësinë për të përfaqësuar lojtarë të tjerë, miq të Mauros, por unë nuk mundem sepse të kujdesem për interesat e Mauros është shumë lodhëse. E bëj për këtë për dashurinë që kam për Mauron”, ka thënë Uanda Nara. /Sport Ekspres/