Fasone, nga pronarët kinezë te Ronaldo: Gabimi i madh ishte Bonuçi

Ish-administratori i deleguar i Milanit Marko Fasone ishte dje në mbrëmje i ftuar në Sportitalia, ku foli për gjithçka në lidhje me aventurën e tij në kuqezi. 

“Keqardhja e madhe është që nisëm diçka dhe nuk ia morëm dot frytet. Besoj se pronarët kinezë e nënvlerësuan problemin e kthimit të huasë që kishin marrë te fondi amerikan. Jonghong Li mendonte se huaja ishte e vogël, krahasuar me emrin e madh dhe peshën teklubit.

Jonghong Li: “Kur më kontaktuan në 2006, mendova se ishte ofertë serioze, përderisa po flisnin me Berluskonin. E nisëm mirë, më pas me kalimin e muajve e kuptuam që diçka nuk shkonte, sepse po vonoheshin pagat”.

Maldini: “I propozova të punonte me ne, por refuzoi. Ndoshta e ka bindur më shumë projekti i ri i Milanit. E vërteta është që ne ishim pak, vetëm unë e Mirabeli, tani Milani ka inevsrisr shumë për drejtuesit”.

 

Hendeku me rivalët: “Nuk më duket një problem që i përket vetëm Milanit. Çdo klub ka probleme kur bën revolucion, edhe Juve para disa vitesh ishte në vështirësi të mëdha, thjesht i duhej kohë, si i duhet Milanit”.

Merkatoja: “Bonuçi ishte një gabim u madh.Kishim bërë jsume blerje para Bonuçit dhe kishim një plan më 4-3-3. Qendërmbrojtës nuk donim, kishim 5 të tillë, ndërsa kishim 70-80 milionë euro për një blerje të madhe në sulm. Me pas morëm Bonuçin sepse doli si mundësi e papritur dhe menduam se do ishte lideri i ekipit. Kështu harxhuar paratë që kishim për sulmuesin. Rinovimi në Donarumen ishte zgjedhja e duhur duhej bërë patjetër që të mos ikte falas”.

Kristiano Ronaldo: “Donte të vinte, Milani ka emër të madh dhe e joshte. Megjithatë, kostoja ishte e papërballueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *