Skena greke e kikboksit vazhdon të ketë në gjirin e saj atletë të shquar me origjinë shqiptare. Pas suksesit të Florian Markut një tjetër kikboksier që po shkëlqen prej vitesh në shtetin “fqinj” është Jani Fejzullai.
I lindur në Tiranë, por me banim prej gati 20 vitesh në Greqi, Fejzullai ka regjistruar në karrierën e tij prej 68 duelesh, 64 fitore dhe vetëm katër humbje. Ndër të tjera ai është fitues i tre kampionateve kombëtare dhe një titulli evropian.
Më datë 21 mars Fejzullai zhvilloi një duel në sallën e stadiumit “Ramazan Njala” në Durrës, ku të gjitha të ardhurat nga biletat shkuan në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Ditën e nesërme, kikboksierin shqiptar e pret një test tjetër, kësaj here në Zvicër, ku në rast fitoreje do t’i jepet mundësia e një dueli të një niveli më të lart në Londër të Anglisë.