Në futboll kemi parë pak nga të gjitha, që nga pasimet “no-look”, deri te golat apo penalltitë “no-look”, pra pa e parë topin. Gjithsesi, kurrë askush nuk besoj se mund të ketë dëgjuar për pritje të portierit “no-look”.
Diçka e tillë duket e pabesueshme, por ka ndodhur në një ndeshje të “League Two”, kategoria e katërt angleze. Në sfidën mes Morekambes dhe Njuport, portieri i vendasve ka bërë një pritje fenomenale. Me dashje apo pa dashje, kjo mbetet për t’u gjykuar, pamjet janë mëposhtë.