Bajerni i Mynihut iu nënshtrua totalisht Liverpulit në “Allianz Arena”. Ekipi anglez i dha një leksion liderëve të Bundesligës duke i eliminuar nga Champions-i me një lojë dominuese.
Në një intervistë të dhënë për “Kicker”, trajneri i Bajernit Niko Kovaç ka folur për përballjen me skuadrën e Klopit, ku ka vënë në dukje fuqinë financiare të klubeve angleze.
“Yjet e futbollit tërhiqen më shumë nga ideja e të luajturit në Premier Ligë se sa në Bundesligë. Nëse duam që bëjmë diçka për këtë, atëherë na mbetet që t’i identifikojmë lojtarët e talentuar në një moshë të re”.
“Tani duhet të vazhdojmë me planin tonë e të reflektojmë për mënyrën se si do të vëmë bazat për sezonin tjetër. Nuk duhet ta gënjejmë vetën, nuk është diçka aksidentale që tre klube gjermane janë eliminuar nga tre klube angleze”.
“Paratë nuk të sjellin gjithmonë fitoren, por Jyrgen Klop ka shpenzuar 500 milionë euro në katër vitet e fundit, edhe që jemi lider të Bundesligës nuk e bëjmë dot këtë. Është një avantazh i qartë”.