Alban Bushi, trajneri i Shpresave, ka dalë para mediave dhe ka folur për shumë çështje. Kuqezinjtë luajnë me Turqinë dhe Andorrën me 23 dhe 26 mars dhe është publikuar edhe lista. Kreun i pankinës së 21-vjeçarëve foli fillimisht për mungesat e Aristid Kolaj dhe Albion Ademaj.
“Është fillimi i sezonit, nuk duhet të flasim për mungesat. Kemi rreth 40-45 lojtarë. Kemi marrë Bullarin, që është një element i perspektivës dhe duhet t’i çojmë te kombëtarja e madhe sa më shpejt. Ademin dhe Kolajn i kisha llogaritur titullarë, më vjen keq që nuk janë”.
“Mendojmë për Turqinë, që është një ekip i fortë. Kanë cilësi dhe sasi, investojnë shumë te moshat. Jam i informuar shuam, pasi me disa prej trajnerëve atje kam luajtur. Janë ekip cilësi. Abdil Kadir i Trabzonsporit është një lojtar që e do Siti. Kemi lojtarë pa minuta, por mendojmë të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin. Nëse luajmë mirë, rezultati nuk ka rëndësi. Nëse nuk ndodh, atëherë është problem”.
“Të mbetemi te U21, nuk po flas për Durmishajn. Është e kotë të flasim. Kam folur dhe nuk dua të përsëris të njëjtat gjëra. Shpresoj që meqë nuk është në këto dy ndeshje, të zgjedhë të vijë te ne. Derisa nuk ka thënë publikisht që jam i Greqisë, derën e ka të hapur. Nuk ka strategji për këtë punë, është çështje zemre. Nuk duam lojtarë që t’i marrim e t’i djegim. Nëse e ka me dy mendje”.
“Grupi është i mirë, por duhet të kenë minuta. Vjet kishim Tafën dhe Malokun, ky i fundi ka pak minuta. Jemi përforcuar me Bullarin, më vjen mirë që ka ardhur Vrioni, Ai bën diferencën, Shpresoj të mos kenë dëmtime. Mund të jemi surpriza e grupit, kemi kundërshtarë të fortë. Të tjerët janë favoritë, ne do mundohemi të lëmë prapa Andorrën, do mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Kosovën”.
“Vjet kemi bërë mirë. Me lojërat që bëmë, meritonim ta mbyllnin në vendin e dytë. Irlanda zuri vendin e dytë, por nuk luante si. Gjithsesi ata kishin më shumë minuta, nuk pësonin në fund. Ne duhet të luajnë njëlloj. Normal duhen rezultate, por duhet të formojmë lojtarë për kombëtaren A”.
“Mbrojtjen do e kemi shumë të fortë. Kemi marrë Bajramaj që luan me Birmingam U23, një lojtar i mirë dhe premtues për ekipin e parë. Edhe mesfusha e sulmi janë me eksperiencë, si Mala e hebaj. Kemi grup të mirë. Uroj të mos kemi dëmtime”.
“Kemi lojtarë nga Kosova, Mala, Sahiti, Zeka, Kryeziu. Ne mundohemi që çdo shqiptar të mirë ta thërrasim. Ata që kemi ftuar na kanë ardhur. Është i ftuar të vijë kushdo, nuk ka rëndësi nëse është nga Kosova apo Maqedonia. Nga të gjitha ekipet e moshave duhet të mendojmë për kombëtaren A”
“Nëse lojtarët e kampionatit tonë luajnë mirë, do i ftojmë. Laçi ka disa lojtarë të mirë, si Çokaj, Berisha e Xhixha. Kemi Rrapajn te Vlora, Bardhin te Kastrioti, apo Pëllumbin te Skënderbeu”.
“Minutat janë të rëndësishme, të japin personalitet pasi ke luajtur gjithë kohën. Fanella e kombëtares është tjetër. Nëse e ndjen, nuk e ke problem edhe nëse ke një vit pa luajtur. Dua që të mos mendojnë për minutat, por të japin maksimumin. Nëse kjo ndodh, do jemi të frikshëm për çdo ekip”.