Ish-futbollisti i Tiranës dhe trajneri aktual i kombëtares U19, Nevil Dede, ka komentuar skenat e dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti. Në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku punon në rolin e analistit, ai cilësoi dhunën e shtuar në futbollin shqiptar si një problem të gjërë të shoqërisë shqiptare.
“Ky është një problem social. Duhet të merremi me fenomenin. Për çfarë e përceptojmë ne futbollin. Ky është një problem social. Ky është pasqyrimi më i qartë i dhunës ky është zhytur shoqëria jonë. Në një shtet normal, nuk vepron njeri në atë lloj mënyra pasi dënohet me vite burg”
“Në Shqipëri rrahim edhe doktorët, katastrofike është dhe kjo gjë, ikim për t’u kuruar dhe më pas i rrahim”, tha Dede.