Tramexani marshon drejt titullit në Qipro, klubi e shpërblen me kontratë të re

Paolo Tramexani po bën shumë mirë në Qipro ku drejton skuadrën e APOEL-it që prej tetorit të vitit të kaluar. Ekipi i trajnerit italian ndodhet në vend të parë dhe pas pesë muajsh nga kontakti i parë mes palëvë është arritur rinovimi.

Me kontratën e re ish-ndihmësi i De Biazit do ta drejtojë klubin qipriot deri në verën e 2020-ës. Kjo nuk është eksperienca e parë e Tramexanit si trajner, pasi më parë ka qenë në krye të bankinave të Luganos e Sionit në Superligën zvicerane.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *