Jahmir Hykja bëhet zyrtarisht me ekip të ri. Lojtari i kombëtares kuqezi, ka firmosur ditën e sotme me ekipin e Makabi Netanias në Izrael. 30-vjeçari ka firmosur për 1 vit e gjysmë me skuadrën izraelite. Hyka do të gjejë në ekip dhe shqiptarin ng Mali i Zi, Fatos Beqirajn.
Makabi Netania, aktualisht renditet në vendin e pestë, në kuotën e 29 pikëve, vetëm dy pikë pas vendit të dytë. Klubi ka si synim kryesor arritjen e kupave të Europës dhe pritet që Jahmir Hyka, t’u japë një dorë për të përmbushur objektivin.
Në dy sezonet e fundit, Hyka është aktivizuar në Amerikë, me ekipin e San Hose. Kështu, mesfushori rikthehet përsëri në Evropë, ku më parë kishte luajtur në Gjermani, Greqi si dhe në Zvicër. Tashmë, një aventurë e re evropiane e pret 30-vjeçarin, ajo në Izrael.