Olimpiada “Tokio 2020” sjell efekte të papritura, Japonia zhduk revistat porno

Jemi vetëm 1 vit e gjysmë larg nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.  Institucionet japoneze po përgatiten për të krijuar kushte sa më perfekte për mijëra atletë, por edhe për turistët e shumtë që do të vijnë për të mbështetur bashkëkombësit e tyre.

Për të lënë përshtypje sa më të mira te vizitorët, dy nga rrjetet më të mëdha të dyqaneve në Japoni, kanë ndërmend të heqin nga raftet revistat me materiale pornografike, që në Japoni janë me bollëk dhe është krejt normale t’i shohësh sapo hyn në çdo market.

Në ndryshim nga vendet perëndimore, në tokën e samuraive, kanë një qasje tjetër ndaj këtyre produkteve, por për të mirën e imazhit të vendit, pushtetarët japonezë e kanë gjykuar të udhës, që të ndërruarin këtë fushatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *