Një lajm interesant nga Rumania: Vitoruli ka firmosur me Rivaldinjon, i cili ka lënë Levskin pas një viti të dështuar dhe kthehet në Rumani, ku ka bërë gjëra të mira me Dinamon e Bukureshtit. Shumë larg të atit Rivaldo, por gjithsesi 23-vjeçari po mundohet të krijojë historinë e vet, larg hijes së rëndë të të atit.
Te Vitoruli Rivaldinjo do të drejtohet nga legjendari George Haxhi, i cili në një periudhë të ndryshme nga Rivaldo ka luajtur te Barcelona.
Nuk mbaron me kaq, sepse në ekip Rivaldinjo ka të birin e Haxhit, Janis, por gjen aty edhe të birin e një tjetër legjende rumune, George Popeskut, Nikolas. Edhe George ka luajtur te Barcelona në një periudhë tjetër, pa u bashkuar me Haxhin e Rivaldon.
Një klub, tre legjenda te Barcelona, tani bijtë e tyre bashkohen, me shpresën se nga Vitoruli herët apo vonë do të prekin futbollin e madh.