Federata Shqiptare e Futbollit po kryen disa takime, me qëillim për të parë situatën e disa klubeve dhe për t’i asistuar në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga UEFA për plotësimin e kritereve për të luajtur në Kupat e Evropës.
Njoftimi i FSHF-së
Sektori i Licencimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit është duke kryer takime dypalëshe me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2019-2020.
Këto takime, ku përfaqësuesit e klubeve kandidate takohen me drejtuesin e sektorit të licensimeve dhe ekspertët e kritereve, bëhet me qëllim për të parë situatën e tyre dhe për ti asistuar së bashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për të pestë kriteret, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe financiar.
Procesi i licencimeve për katër kriteret e parë duhet të përmbyllet deri më 28 Shkurt 2019, ndërsa për kriterin financiar që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.