Ka nisur me largime merkato te Turbina. Sulmuesi Efjong Ejo nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Cërriku për pjesën e mbetur të edicionit. Vetë lojtari ka lajmëruar ditën e djeshme se aventura e tij me Turbinën ka përfunduar.
Ejo u transferua nga Laçi në Cërrik janarin e shkuar, por kontrata 1-vjeçari ka përfunduar dhe nigeriani do të kërkojë një aventurë të re diku tjetër. Ejo luajti në 21 ndeshje në kampionat duke realizuar dhe 6 gola, por duket se projekti nuk e ka bindur që të qëndrojë për më gjatë. Më parë 21-vjeçari është aktivizuar dhe te skuadra e Dinamos dhe Laçit.
Pas këtij largimi, situata te Turbina duket mjaft e vështirë, pasi skuadra ka pasur një ecuri mjaft negative, teksa ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 14 javë, duke u pozicionuar në vendin e fundit në renditjen e përgjithshme.