Konkurrenca sa vjen e rritet në Champions League, pasi tashmë nga mbetur skuadrat më të forta. Shorti nuk është treguar aspak bujar me Bajenrin, që e ka shortuar me skuadrën e Liverpulit. Po ashtu edhe Juventusi nuk ka pasur shumë fat, pasi do të ndeshet me Atletikon e Madridit.
Roma mund të konsiderohet disi më me fat pasi do të ndeshet me Porton, ndërsa Lioni do të matë forcat me Barcelonën. Shumë interesante duket sfida mes Ajaksit dhe Realit të Madridit. Ndeshje titanësh edhe ajo mes Dortmundit dhe Totenhemit, ndërsa Siti do të tregojë forcën ndaj Shalkes. Mision i vështirë për ekipin e Murinos, pasi Junajtid do të përplaset me PSG-në.
Kështu, skuadrat e të njëjtit grupi nuk mund të ndeshen me njëra-tjetrën, por edhe skuadrat nga i njëri shtet nuk mund të shortohen së bashku. Do të evitohen ndeshjet derbi, apo klasiket e shteteve të ndryshme në këtë raund. Ndeshjet e vajtjes do të luhen më datat 12-12 shkurt dhe 19-20 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 5-6 mars si dhe në 12-13 mars.
NDESHJET
Shalke – Mançester Siti
Atletiko Madrid – Juventus
Mançester Junajtid – PSG
Totenhem – Dortmund
Lion – Barcelona
Roma – Porto
Ajaks – Real Madrid
Liverpul – Bajern Mynih