Emocionet e shortit: Nga Lëv e Mançini, te Kuman e Southgejt

Sot është hedhur shorti i eliminatoreve të EURO 2020. Dikush është kënaqur, ndonjë është mërzitur, ndërsa një tjetri nuk i bën përshtypje fare. Trajnerë të kombëtareve të mëdha kanë dhënë opinionet e para të grupeve të tyre. Të gjithë bashkohen në një pikë.

Nuk ka më ndeshje të lehta dhe vlerësim maksimal për çdo kundërshtar. Për më shumë flasin vetë trajnerët më prononcimet e tyre për “UEFA.com”.

 

Grupet e eliminatoreve të EURO 2020

KUMAN (HOLANDA)- “Gjermania ishte skuadra më e fortë e vazos së dytë. Në sapo kemi luajtur kundër tyre. I njohim mirë dhe na njohin mirë. Ekipet e tjera të grupit janë të pranueshme. Ndihem pozitiv për shortin e sotëm.”

MANÇINI (ITALIA)- “Është një grup i mirë në letër, por duhet të fitojmë ndeshjet në fushën e blertë. Duam të kthehemi të jemi pretendentë, sepse Italia e meriton të jetë në krye. Dëshironim të shmangnim Gjermaninë, por dhe Bosnja është ekip i madh. Baloteli? Askush nuk është jashtë kombëtares, çdokush ka mundësinë të grumbullohet.”

SANTOS (PORTUGALIA)- “Grupi ynë ka tre kandidatë për dy vendet e para dhe ne jemi mes tyre. Shmangëm Gjermaninë, por e njëjta gjë mund të thuhet dhe për ta, edhe Gjermania shmangu Portugalinë. Ukraina dhe Serbia janë kundërshtarë të vështirë: të dy ekipet u promovuan në Ligën e Kombeve. Ukraina të shkakton shumë probleme dhe të dy ekipet janë në rritje. Nuk do ta kemi të lehtë as me Lituaninë dhe Luksemburgun, pasi janë ekipe që po përmirësohen. Është një grup i vështirë dhe duhet të jemi gati.”

MARTINEZ (BELGJIKA) – “Nuk jam i lumtur, por as i pakënaqur me shortin. Rusia është një ekip plot vetëbesim dhe në gjendje për të fituar kundër ekipeve të mëdha. E vështirë është dhe Skocia, pasi janë në gjendje për të zhvilluar ndeshje të mëdha.”

SOUTHGEJT (ANGLIA) – “Evituam disa skuadra të mëdha, kështu që duhet të përgatitemi për këto ndeshje. Kur përballesh me vende më pak të njohura, motivimi i tyre kundër Anglisë është i madh dhe atmosfera e transfertave mund të jetë shumë e zjarrtë. Nuk ka justifikime për ne, duhet të jemi gati dhe të japim gjithçka në fushën e blertë.”

LËV (GJERMANIA) – “Grupi ynë nuk është jashtëzakonisht i vështirë. Ne dhe Holanda jemi favoritët. Të dy skuadrat mund të kualifikohen për në EURO 2020. Grupi me Holandën dhe Irlandën e Veriut është interesant dhe do të jetë emocionues. Duam të kualifikohemi direkt, ky është objektivi ynë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *