Shqipëria U15 e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e parë të lojës në takimin me Malin e Zi U15. Kuqezinjtë e nisën topin nga mesi i fushës dhe menjëherë në sulm, as më pak e as më shumë se 9 sekonda u deshën që skuadra e teknikut Eqerem Memushaj të kalonte në avantazh.
Melsi Cereni është vetëm 14 vjeç por me shumë gjasa ka realizuar golin më të shpejtë në historinë e skuadrave kuqezi. Gjithsesi, goli duhet parë dhe shijuar, pasi vjen si rrjedhojë e një aksioni të bukur, me futbollistët që shfaqin mjaft këmbëngulje derisa e gjejnë rrugën e rrjetës.