Rajan Gigs erdhi në Shqipëri me Uellsin e tij, por nuk mundi që të merrte një rezultat pozitiv. Pas ndeshjes, legjenda e skuadrës së Mançester Junajtid foli për “Supersport”.
“Mund të them se ishte e rëndësishme, pasi ishte ndeshja e fundit e vitit, pasi ne donim ta mbyllnim me fitore”.
“Ndaj Danimarkës luajtëm mirë, ndërsa sot nuk bëmë një lojë të mirë. I kishim shanset tona dhe nuk mundëm që të shënonim”.
“Kam shumë besim te skuadra e ime. Kam lojtarë me karakter. Edhe pse vinim nga një humbje kishim shpirtin e garës. Duhet të luash mirë që të fitosh”.