Armend Dallku është tashmë në rolin e specialistit të futbollit dhe sot do të jetë në komentin e ndeshjes mes Kosovës dhe Azerbajxhanit. Ish-mbrojtësi kuqezi është habitur jo pak nga fakti se sot në stol do të jetë kapiteni Samir Ujkani, pasi në vendin e tij do të luajë portieri i Mançester Sitit, Arijanet Muriqi.
Një lëvizje e paralajmëruar dhe më parë, por ish-kapiteni duket i habitur se pse duhej bërë kjo lëvizje në një ndeshje kaq të madhe, pasi Ujakni është kapiteni i skuadrës.
Nuk duhet harruar që kjo është ndeshja e parë e Muriqit dhe duke luajtur sot nuk do të ketë më mundësinë që të luajë për një skuadër tjetër. Të jetë kjo arsyeja e vërtetë e aktivizimit të portierit të Sitit?
Dallku ka qenë më parë kapiteni i Kosovës, në kohën kur “dardanët” nuk njiheshin nga FIFA dhe UEFA dhe normalisht që postim ii tij lë vend për diskutim.