Shqipëria është në një moment mjaft të vështirë, pasi skuadrës i mungojnë rezultatet. Në ndeshjen me Uellsin tifozeria mike është më e shumtë se tifozeria jonë, diçka që mund të ketë ndodhur për herë të parë në histori.
“Tifozët Kuq e Zi” janë mbështetja më e madhe e kësja skuadre, pasi nuk e kanë lënë vetëm skuadrën asnjëherë, edhe pse në vende shumë të largëta, apo në kushte aspak të mira.
“Lojtari i 12-të” ka ardhur me një mesazh të veçantë për këtë ndeshje, duke i motivuar lojtarët, të cilët e kanë ndjerë situatën ku është ekipi. Tifozët duna vetëm që ata të japin maksimumin, duke theksuar se rezultati për ta është në plan të dytë: “Rezultatet nuk kanë rëndësi, ajo që kërkojmë është të djersini fanellën kuqe e zi”.