De Biasi: Nuk qaja për mungesat, Shqipëria nuk është Brazili!

Pas ndeshjes me Skocinë, Xhani De Biazi u tregua delikat, duke mos e ngarkuar edhe më tepër emocionalisht situatën që mbizotëronte rreth ekipit Kombëtar. Por, 48 orë pas disfatës, në emisionin “Pressing” të Gerti Çarçanit në “ABC Neës”, trajneri i arritjes historike në Euro 2016 dha mesazhe të forta.

De Biazi analizoi arsyet që sollën dështimin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndërsa mes rreshtave nuk i kurseu “shigjetat” për pasardhësin e tij. Nga ankesat për mungesat, te synimi për të implementuar një futboll sulmes te një skuadër, e cila nuk i ka këto karakteristika, e për të vazhduar me situatat e ndryshme të lojës apo brenda skuadrës, që trajneri Panuçi duhej ti kuptonte.

De Biazi tha: “Ishte një turne i ekuilibruar dhe pse Shqipëria nuk arriti të jepte maksimumin dhe nuk arriti ta shprehë potencialin që ka. Besoj se pak nga mungesat, por edhe kërkimi për një identitet të ri, bën që objektivat të mos arriheshin”.

“Ne fatkeqësisht bëmë një gabim tek goli i parë i Skocisë, nga dalja e gabuar e një mesfushori. Ishin 3 kundër 2 dhe humbëm topin. Kur pëson një gol të tillë pas 13 minutave lojë, nuk është e lehtë. Dhjetë minuta më vonë mbetesh me 10 lojtarë dhe kjo ndikon te pjesa e mbetur e lojës”.

“Mungesa kishte Shqipëria, mungesa kishte edhe Skocia. Nuk mund të qash kur të mungon dikush, sepse nuk mund të bësh asgjë për ta ndryshuar. Natyrisht po të kishte patur Roshin, Sadikun, Hysajn apo Bashën do të ishte një ndeshje tjetër”.

“A ka ndryshuar Shqipëria? Nuk e di. Unë u përpoqa të isha shumë i kujdesshëm ndaj rivalëve, ndaj vendosa që ekipeve të cilat luanin kundër nesh, t’u hiqja mundësitë dhe burimet e lojës. Tentova të shfrytëzoja cilësitë e futbollistëve që kisha në dispozicion. Kur je Shqipëria, nuk mund të sillesh si Brazili. Gjithësecili me mundësitë që ka, duhet të japë maksimumin. Aftësia e një trajnerit është që t’a kuptojë situatën dhe të japë maksimumin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *