Investimi i çmendur i Sitit, 300 mijë paundë për një 14-vjeçar

Kemi dëgjuar shifra të çmendura në vitet e fundit në tregun e transferimeve të lojtarëve, por që do të degjeneronte deri në investime për lojtarët 14-vjeçar, dukej pak e vështirë. Edhe pse mund të duket pak habi, Mançester Siti ka shpenzuar diku te 300 mijë paund për të siguruar shërbimet e një lojtari që është vetëm 14 vjeç.

Darko Giabi është bërë pjesë e “qytetarëve” pasi drejtuesit besojnë se i riu do të ndjekë hapat e Xheidon Sanços. Deri më tani Giabi ka luajtur me 16-vjeçarët e Miluollit, por tani do të ketë mundësinë që të punojë te akademia e Sitit.

Një investim në dukje i çmendur, pasi po flasim vetëm për një fëmijë, por duke parë tregun sot, drejtuesit e Mançester Sitit kanë menduar që ta “djegin” konkurrencën, edhe pse mund të kenë rrezikuar jo pak. Klubi i Miluollit mund të përfitojë më shumë se 1 milion paund nëse lojtari në fjalë do të bëhet një yll i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *