Çelsi, Siti dhe Liverpuli këtë edicion duket se janë në një garë të ashpër për të fituar titullin në Angli. Të treja këto skuadra nuk kanë asnjë humbje deri më tani dhe po i bëjnë gjërat mjaft mirë. Duket e vështirë për të përcaktuar se kush nga këto tre skuadra është më shumë favorite, por jo për Mateo Kovaçiç.
Kroati kaloi nga Reali te Çelsi në formën e huazimit. Te “blutë” e Londrës Kovaçiç po bën mirë, por duket se Liverpulin nuk eshke si një favorit për titull. Arsyeja? “Sepse ata kanë Dejan Lovren”. Kjo ishte përgjigja e Kovaçiç, duke vënë në lojë shokun e tij të skuadrës në Kombëtaren e Kroacisë.
Sigurisht një batutë, pasi së bashku me Lovren ata janë të dy mjaft shokë dhe së bashku ishin dje në një qendër bamirësie. Sensi humorit nuk i mungon mesfushorit, i cili këtë edicion kërkon titullin në Angli.