Çfarë nate për futbollin tunizian! Esperance ka realizuar mrekullinë në Stade Olympique de Radès, në juglindje të Tunizisë, duke fituar 3-0 në finalen e kthimit në Champions league të Afrikës, kundër Al Ahlit, padronit të kompeticionit, sepse kampionët e Egjiptit e kanë fituar 8 herë trofeun dhe janë si Real Madridi në Europë.
Në vajtje Al Ahli kishte fituar 3-1, në një ndeshje plot tension e polemika (egjiptiani Azaro bëri një gjest të turpshëm, duke grisur fanellën për të mashtruar arbitrin, 3 penallti u dhanë me VAR), ndërsa në Tunizi, në një stadium me më shumë se 50 mijë tifozë dhe me masa sigurie si për luftë, Esperance luajti ndeshjen e jetës.
Një dominim total, i pabesueshëm, me 18 gjuajtje drejt portës kundërshtare, ndërsa Al Ahli vetëm një herë tentoi.
Badri, Belaili e Khenissi janë një ndër sulmet më të mirë në Afrikë dhe e bënë çorap mbrojtjen e ngjeshur të Al Ahlit, që kishte shkuar në derbin e kthimit me frikë (para ndeshjes u sulmua edhe autobusi) dhe me synim të vetëm mbrojtjen e zvarritjen e ndeshjes.
Megjithatë, sapo Bguir shënoi golin e parë në minutën e 45-të, Al Ahli ishte si një boksier në tapet, që mundohej të evitonte fundin e parakohshëm të përballjes. Bguir shënoi sërish sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa Badri realizoi një gol të pabesueshëm dhe mbylli gjithçka në minutën e 86-të, me një kundërsulm vrasës.
Je veux aller au Paradis tout de suite, j’ai assez vécu ???? pic.twitter.com/CvvbbTG1mP
— Nizar Jelassi (@Nizar_Jelassi) November 9, 2018
Mbaroi aty, Esperance kthehet në fron pas 7 vitesh pritje dhe ngre në qiell për herë të tretë trofeun madhor, duke siguruar edhe një biletë për Kupën e Botës për Klube në dhjetor.