Eusebio Di Françesco ishte i lumtur pas suksesit që skuadra e tij regjistroi në Champions ndaj CSKA-së. Numri një i Romës mori foli në mikrofonin “Sky Sport” në fund të ndeshjes, duke u gëzuar nga rezultati, por beson se skuadra e tij mund të kishte bërë më mirë.
“Jam i kënaqur nga rezultati i arritur ditën e sotme, por mund të kishim bërë akoma dhe më mirë. Duhet të realizonim dhe golin e tretë, por më gëzon rezultati dhe duhet të qëndrojmë në këtë rrugë”.
“Shoh më shumë harmoni në mesfushë, por duhet që të përmirësohemi faktikisht akoma dhe më shumë. Duhet pranuar që jemi rritur shumë”.
“Xheko mund të bëjë gjithnjë më shumë. Duhet që t’i shërbenim më shumë në disa momente të caktuara. Mund të kemi bërë ndonjë zgjedhje të gabuar, por edhe lojtarët e rinj kanë nevojë që të rritem akoma dhe më shumë”.
“Duhet të rifitojmë energjitë për ndeshjen që kemi të dielën. Do të ndryshojmë diçka dhe kjo është normale”.