Goli i tretë në këtë edicion të Champions League për Mauro Ikardin. Një rrjetë me peshë, duke patur parasysh fitoren e Totenhemit ndaj PSV. Interi e sheh veten me 3 pikë avantazh përballë anglezëve, falë golit të barazimit nga sulmuesi argjentinas.
Ashtu si edhe në dy ndeshjet e mëparshme në Champions (1-1 ndaj Totenhem dhe goli i fitores 2-1 ndaj PSV), kapiteni vendosi sërish vulën. Pas përfundimit të ndeshjes me Barcelonën, Ikardi tregoi se zikaltërit e realizuan objektivin dhe tashmë mendon për të ardhmen.
“Është një pikë me shumë vlera. Mesazhi i kësaj ndeshje është se duam të kalojmë grupin, synonim të mos dilnim pa pikë nga kjo ndeshje, të vetëdijshëm se tani na presin dy ndeshje të vështira. Tani është radha e Totenhemit? Shpresojmë që të përsëritet ajo që ndodhi në shtëpinë tonë…”.