Bufon: Nuk e dua një PSG-Juventus në finalen e Championsit

Xhanluixhi Bufon e mbylli me Kombëtaren e Italisë, por dhe me Juventusin në pak muaj, duke shënuar fundin e një kapitulli mjaft të suksesshëm. Gjithsesi, “gardiani” beson se ka ende mundësi të kontribuojë për futbollin profesionist.

Legjenda italiane tregon në një intervistë për “Gazzetta dello Sportse nuk dëshiron që të përballet me bardhezinjtë në finalen e Ligës së Kampionëve , por njëkohësisht thekson se është e pamundur që të jetë sërish pjesë e përfaqësueses italiane.

AVENTURA NË PARIS – “Kam fituar rolin që kam dashur, të jemi në gatishmëri për të ndihmuar skuadrën. Unë jam gati. Këtu ju desh vetëm një javë për të kuptuar se nuk kishin një njeri që po plakej, por një futbollist që është gati të ndihmojë në rritjen e skuadrës”.

LARGIMI NGA JUVENTUSI – “Nuk ndjej aspak keqardhje. E kishim planifikuar së bashku me drejtuesit e Juventusit largimin tim dhe them se ishte një largim i përsosur. Nuk do të doja që të takohesha në finalen e Championsit me Juventusin, ndoshta më parë, pasi nuk dua që gëzimi im të përkojë me trishtimin e ish-shokëve të mi”.

KOMBËTARJA – “Pas Suedisë Di Baxhio më telefonoi dhe më tha se kishte nevojë që unë të isha patjetër dhe për përgjegjësi shkova. Atëherë thanë gjëra të turpshme për mua. A mund të kthehem nëse më kërkon Mançini? Në rast emergjence do të jem i gatshëm, por ka mjaftueshëm alternativa, kështu që nuk ka shanse për të më parë më me fanellën e Italisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *