Në Florida, SHBA është mundur nga Kolumbia me rezultatin 2-4, në një takim mjaft të bukur, por në fund kanë qenë Falkao me shokë që kanë triumfuar. Gjithsesi, vëmendjen më të madhe e ka marrë goli i parë i sfidës, që u shënua nga Hames Rodrigez.
Mesfushori i Bajenrit të Mynihut avancoi nga e djathta dhe në një pozicion diagonal me portën goditi mjaft bukur dhe me një harkim mbresëlënës mposhti portierin vendas. Goli i Hames ka bërë xhiron e botës, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.
https://www.youtube.com/watch?v=RHbiMzNNfAY
Më pas ishin amerikanët që realizuan dy herë në 4 minuta, por sërish kolumbianët shënuan me Bakën, Falkaon dhe Borjan. Po ashtu edhe Meksika ka mundur që të përmbysë Kosta Rikën, duke triumfuar me rezultatin 3-1.
https://www.youtube.com/watch?v=_g86V4xYVy4