Vidal: Nuk kam si të jem i lumtur kur nuk luaj!

Arturo Vidal nuk u transferua në verë tek Barcelona, por nuk po arrin që të ketë minutat që ai pretendon se i meriton. Edhe në sfidën e fundit kiliani e pa veten në stol, por në fund të takimit nuk nguroi që të fliste për mediat. Normalisht që 31-vjeçari është i mërzitur, pasi synon që të jetë një titullar tek katalanaist.

“Nuk kam si të jem i lumtur duke mos luajtur. Unë mundohem që të luftoj dhe të jap më të mirën time gjatë gjithë kohës. Kam luajtur me skuadrat më të mira në botë, ku kam fituar gjithçka dhe dua që të vijoj në këtë rrugë dhe me Barçën”.

“Jam në një gjendje të mirë fizike dhe jam i lumtur për këtë gjë. Në ndeshjet e fundit kam qenë pak i mërzitur, por në vazhdim na presin shumë ndeshje të rëndësishme dhe duhet të shohim para.

https://www.instagram.com/p/BoqrJLdFPtt/?taken-by=kingarturo23oficial

Sa i përket postimit që ai bëri dhe më pas e fshiu, Vidal tregon se nuk kishte të bënte me sportin dhe vendoi që ta fshinte pikërisht për të evituar polemikat dhe spekulimet: “Kur kam në problem me këdo unë shkoj dhe flas me të përballë. Ai postim nuk kishte të bënte me sportin dhe un e hoqa pikërisht për të mos krijuar polemika dhe spekulime të kota”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *